“Ky zhgënjim nuk përbënte thelbin e adresimit të Bidenit”, shkruan televizioni amerikan CNN në një analizë ndikimit të zhvillimeve të fundit në Afganistan në raportet ndërmjet shteteve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në fakt përbënin boshtin e koalicionin ndërkombëtar ushtarak në Afganistan.
Dhe CNN-ja më tej vlerëson se tërheqja e përnjëhershme e SHBA-së me Bidenin në krye, tregoi se presidenti “po i lante duart prej një problemi botëror”, sikurse tashmë është kthyer Afganistani në duar të militantëve islamikë talebanë.
Por Evropa është në ankth pas tërheqjes së madhe të SHBA-së.

