Evropiani do të mbahet vitin e ardhshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin pret që Kampionati Evropian i futbollit të mbahet vitin e ardhshëm.

Kampionati Evropian i futbollit ishte paraparë të mbahej këtë verë në 12 qytete nikoqire, por u shty në mars për një vit për shkak të koronavirusit. Çeferin ka thënë javën e kaluar se ka probleme me tri nga 12 qytetet e parapara për të organizuar ndeshjet, por ka shtuar se kjo nuk do të jetë pengesë.

Çeferin është i sigurt se do të mbahet Evropiani vitin e ardhshëm.

“Po do të vija bast për këtë. Nuk e di pse nuk bën të mos ndodh kjo. Nuk besoj se virusi do të qëndrojë përgjithmonë”, ka thënë Çeferin për El Mundo. “Situata është serioze, por po përmirësohet dhe jemi më të kujdesshëm tash. Dimë më tepër për virusin dhe për tash jam optimist”.

Share This Article