Zyrtarisht mbyllet ora zyrtare e mbylljes së Qëndrave të votimit.
Çështje minutash do të dalë Exit Poll I parë dhe në 19:30 minuta i dyti.
Do të nisim me Tiranën, Durrësin e Elbasanin dhe më pas me Exit Poll në nivel kombëtar. Në lidhje direkte nga Italia do të kemi Antonio Noton.
Exit Poll i Parë: PD merr Tiranën
Keto janë të dhënat për 80% të shqitarëve që po votojnë. Mungojne votimet e 2- 3 oreve te fundit.
PS 41-45%
PD 44-48%
LSI 4-8%
PSD 1.5-3.5%
Nisma 0.5-2.5%
Të tjerë 0.2%
Exit Poll
Antonio Noto: Exit Poll i pare nuk i referohet 100% kampionit pasi shqiptaret ende po votojne. Ne harkun e nje ore do te kemi 100% të kampionit dhe ato te tanimshme jane 80% të kampionit që na japin një tendencë të rezultatit. Exit Poll quhet sepse kemi intervistuesit tane qe pyesin zgjedhesit qe sapo kane votuar ne QV dhe pas votimit, dorezohet nje skede elektorale e ngjashme me ate ne QV dhe vendosin shenjen x sipas votuesit./Ora News/