F-16 supersonikë mbi Uashington DC, një avion shkel hapësirën ajrore dhe rrëzohet në Virxhinia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet amerikane mbrëmjen e djeshme urdhëruan ngritjen e avionëve luftarakë F-16 për të realizuar një ndjekje supersonike të një avioni të vogël udhëtarësh, pasi piloti nuk iu përgjigj thirrjeve të ushtrisë dhe shkeli hapësirën ajrore mbi zonën e Uashington DC.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, avioni që mbante në bord katër persona u rrëzua pas ndjekies në malet e Virxhinias jugperëndimore.

Policia më pas njoftoi se ekipet e shpëtimit nuk gjetën të mbijetuar në bordin e avionit të “Cessna Citation”.

Ushtria amerikane ishte përpjekur të krijonte kontakte me pilotin, i cili nuk u përgjigj, derisa Cessna më pas u rrëzua pranë Pyllit Kombëtar të George Washington. Avionët ‘Norad’ u urdhëruan të udhëtonin me shpejtësi supersonike dhe një zhurmë zanore mund të jetë dëgjuar nga banorët e rajonit”, tha në një deklaratë Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.

Avioni që u rrëzua ishte regjistruar në një kompani me bazë në Florida. John Rumpel, i cili drejton kompaninë, i tha Neë York Times se vajza e tij, mbesa dyvjeçare, dado e saj dhe piloti ishin në aeroplan.

Sipas tij ata po ktheheshin në shtëpinë e tyre në East Hampton, Long Island, pasi vizituan shtëpinë e tij në Karolinën e Veriut.

Share This Article