FA Cup një “mallkim” për Chelsean, vetëm një sukses në pesë finalet e fundit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea doli duarbosh mbrëmjen e së shtunës nga stadiumi Wembley teksa u mposht në finalen e FA Cup përballë Liverpool, me të kuqtë që u treguan më të saktë nga goditja e 11-metërshave dhe ngritën lart trofeun.

Një trofe i cili në fakt duket se është kthyer në një “mallkim” për Blutë e Londrës të cilët në gjashtë vitet e fundit kanë luajtur pesë finale, por kanë fituar vetëm në një rast. Dhe, përjashtimi lidhet me sezonin 2017-2018 kur mposhtën në finale Manchester United me golin e Eden Hazard.

Sakaq, në sezonin 2016-2017 si dhe 2019-2020, Arsenal i mposhti dy herë në finale me rezultatin identik 2-1. Ndërkohë, në sezonin 2020-2021 ishte Leicester që nuk i lejoi londinezët të festonin duke i mposhtur me rezultatin 1-0, ndërsa pas disfatës së fundit me Liverpool, duket se Chelsea vuan një ngërç psikologjik në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, trajneri Thomas Tuchel duhet t’i bëjë të tijtë të reagojnë pasi kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, ende nuk është siguruar pjesëmarrja nëChampions League për sezonin e ardhshëm.

Pesë finalet e fundit të Chelsea:

Sezoni 2016-2017/ Arsenal-Chelsea 2-1

Sezoni 2017-2018/ Chelsea-Manchester United 1-0

Sezoni 2019-2029/ Arsenal-Chelsea 2-1

Sezoni 2020-2021/ Leicester-Chelsea 1-0

Sezoni 2021-2022/ Liverpool-Chelsea 0-0 (6-5 pen.)

Share This Article