Wilshere gëzoi një rritje të shpejt tek Arsenal kur në vitin 2008 iu dha mundësia për të luajtur te skuadra e parë nga Arsene Wenger.
Mesfushori u bë shpejt i rregullt në formacionin startues të francezit, teksa fitoi edhe një vend në Kombëtaren e Anglisë.
“Jack ishte një talent i mirë, një nga lojtarët më të talentuar që kam luajtur ndonjëherë”, ka deklaruar Fabregas, përcjell lajmi.net.
“Ai ishte vetëm 16 vjeçar kur erdhi për t’u stërvitur për herë të parë me ne, dhe reagimi im ishte ‘wow, ky është djalë i mirë, i fortë dhe i mprehtë. Është përkeqardhje ajo që i ka ndodhur atij”.
“Ne gjithmonë flasim për mënyrën se si lojtarët britanikë do të përshtaten në ekipet në Evropë. Unë gjithmonë besoja se Jack ishte një nga britanikët e paktë që mund të kishte kohëra të mëdha në Real Madrid apo Barcelona”.
“E njëjta me Aaron Ramsey dhe Gareth Bale. Këta djem janë kaq të talentuar, pa dëmtime, ata mund të kishin bërë shumë më tepër”.