ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035 57 minutes ago
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka 57 minutes ago
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies 1 hour ago
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit 1 hour ago
“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator” 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Fabrika Azovstal në Mariupol është një kështjellë e vërtetë, ukrainasit fshihen në tunelet nëntokësore

albnews by albnews
20 April, 2022
in Bota
0
Fabrika Azovstal në Mariupol është një kështjellë e vërtetë, ukrainasit fshihen në tunelet nëntokësore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Edhe pse trupat ruse e kanë marr pothuajse plotësisht nën kontroll qytetin port Mariupol në jug të Ukrainës, ushtria ukrainase akoma është e vendosur brenda fabrikës së çelikut Azovstal që ka mbetur njëherësh edhe “kështjella” e fundit e forcave të armatosura të Ukrainës në këtë qytet.

E pavarësisht që zyrtarët prorusë nga Donbasit të martën thanë se ushtarët nga Donetksu dhe Luhansku, me ndihmën e ushtrisë rusë, filluan sulmet në Azovstal, marrja nën kontroll e kësaj pjese të qytetit paraqet probleme të mëdha për rusët.

RelatedPosts

“Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator”

Blloku i pallateve përfshihet nga zjarri në Hong Kong, raportohet për viktima! Tym e flakë nga kullat

“Koha po mbaron“, kërkohet agjendë reformash në Gjermani

E përveç numrit të madh të ushtarëve ukrainas, mbrojtja territoriale, batalioni Azov dhe luftëtarët e huaj që gjenden përreth fabrikës, për ushtrinë paraqet probleme të mëdha dhe vetë “konfiguracioni i terrenit” dhe një sërë tunelesh që gjenden nën fabrikë, kurse brenda janë pikërisht të vendosur ushtarët ukrainas.

 “Fabrikën Azovstal ku janë të stacionuar ushtarët, por me gjasë edhe qytetarët – e përbën një kompleks gjigant nga mure të trasha të betonit, dyerve të çelikta dhe istikamet nëntokësore të përforcuara. Në thelb është një qytet nën qytet”, shkruan New York Times.

Gazetari i Daily Mail, John Lawson, ka publikuar fotografinë që tregon një sërë tunelesh nën fabrikë, që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë kur ekzistonte një kërcënim i madh i një konflikti bërthamor mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Bazuar në atë çfarë është shfaqur në fotografi, tunelet gjenden në gjashtë kate nën tokë, e brenda kësaj hapësire mund të akomodohen deri në 40 mijë persona në rast se vjen deri te ndonjë sulm bërthamor.

Kur bëhet fjalë për vet sipërfaqen e fabrikës, aty gjenden një sërë deposh, oxhaqe që gjithashtu ofrojnë një lloj mbrojtje për ushtarët ukrainas.

Duke marr parasysh pozicionin e tunelit, ekspertët gjithashtu vlerësojnë se është pothuajse e pamundur të depërtohet me bombardime – pasi që ushtarëve rus do t’ju duhej të përdornin një teknikë të veçantë për të mbyllur tunelet apo për t’i detyruar ushtarët të dalin jashtë.

Përveç se është vështirë të shkohet deri te tunelet, ato i ofrojnë një mundësi ushtarëve ukrainas që akoma të mund të kryejnë sulme ndaj trupave ushtarake ruse që gjenden në qytet.

Tunelet u mundësojnë brigadave të dalin në sipërfaqe dhe të kryejnë sulmet guerile mbi trupat ruse. Sistemi i tuneleve është i ngjashëm me labirintet, ku akoma mbetet hapësirë e mjaftueshme që ushtarët të organizojnë sulme mbi ushtrinë ruse që gjendet në sipërfaqe.

Besohet se në sistemin e tuneleve janë të stacionuar rreth 1.500 ushtarë ukrainas. E mënyra e vetme që ushtria ruse të “pastroj” këtë pjesë është përdorimi i armëve kimike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani – Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035

26 November, 2025
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 November, 2025
Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

Njiheshin si çifti ikonë, por u divorcuan pas 25 vitesh martesë! Mira Konçi rrëfen ndarjen nga Shpëtim Saraçi: S’isha dakord, por… Çfarë e solli fundin e marrëdhënies

26 November, 2025
Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do ulë ekonominë me 0.4 pikë % në vit

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result