Facebook bashkëpunon me Reutersin për verifikim të postimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjiganti Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me agjencinë e lajmeve, Reuters për të verifikuar materialet e publikuara në këtë rrjet social, përfshirë edhe aplikacionin tjetër, Instagram.

Nën presion për luftim të lajmeve të rreme para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara, Facebook ka nisur një pilot-program amerikan nga dhjetori i vitit të kaluar për të vërejtur më shpejt dezinformatën.

Ky veprim ka ardhur pasi agjencitë amerikane të inteligjencës kanë thënë se hapësirat e rrjeteve sociale janë shfrytëzuar në fushatën ruse me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Moska në anën tjetër mohon këto pretendime.

Agjencia e lajmeve, Reuters ka thënë se ka krijuar një department të ri për të verifikuar fotografitë, videot, titujt dhe materialet tjera që publikohen në Facebook për audiencën amerikane në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

Përveç Reutersit, Facebook bashkëpunon edhe me agjenci tjera informative siç janë Associated Press dhe Agence France-Presse.

Share This Article