Facebook dhe Airbus krijojnë dron me energji diellore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrjeti social Facebook po bashkëpunon me kompaninë e prodhimit të avionëve Airbus, kanë testuar një dron me energji diellore në Australi.

Portali Netzpolitik tregon se dy kompanitë janë përfshirë në një marrëveshje ku kanë testuar dronin në nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Rrjeti social Facebook është fokusuar tek zhvillimi i një droni me energji solare i aftë për të sjellë imazhe në internet në vendet e botës të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në portalin Netzpolitik bëhet fjalë për modelin Zephyr S prodhuar nga Airbus, ku hapja e krahëve prej 25 metrash dhe që peshon 75 kilogramë.

Droni do të jetë në gjendje për të qëndruar në ajër për një kohë të gjatë në sajë të sistemit të paneleve që mbulojnë sipërfaqen e tij . Dronet veprojnë në një lartësi prej 20 kilometrash dhe lidhen me tokën nëpërmjet radiove me valë milimetër. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply