Facebook dhe Twitter kanë penalizuar Donald Trump dhe fushatën e tij për postime në të cilat presidenti pretendoi se fëmijët ishin “pothuajse imunë” ndaj koronavirusit.
Facebook fshiu postimin – nga një intervistë që Trump i dha Fox News – duke thënë se ajo përmbante “dezinformata të dëmshme për Covid-19”.
Twitter pasoi duke thënë se kishte ngrirë një llogari të fushatës së Trump, derisa të hiqej një cicërimë e së njëjtës video.
Këshillat e Shëndetit Publik të SH.B.A.-së e bëjnë të qartë se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj Covid-19.
Çfarë thanë Facebook dhe Twitter?
Një zëdhënës i Facebook tha të mërkurën në mbrëmje: “Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë të imunizuar nga COVID-19 që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm të COVID.”
Më vonë të Mërkurën, Twitter tha se kishte ngrirë llogarinë @TeamTrump sepse postoi të njëjtin fragment të intervistës, të cilin e ndau llogaria e Presidentit Trump.
Një zëdhënës i Twitter tha që ky postim është në kundërshtim me Rregullat e Twitter për dezinformimin e COVID-19.
Më vonë u duk se ishte ky postim ishte fshirë.