Facebook me task forcë për zgjedhjet britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transparencë më e madhe në atë që përdoruesit shohin në internet, më shumë mbrojtje për të luftuar ndërhyrjet e huaja dhe krijimi i një task force për të siguruar integritetin e zgjedhjeve në platformë, janë masat që kompania Facebook është duke marrë për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Britaninë e Madhe.

Task-grupi bashkon punonjës nga Britania e Madhe, Europa dhe SHBA të cilët janë duke punuar së bashku në tema të tilla si kërcënimet, të dhënat, informacionet dhe çështjet ligjore.

Grupi i punës do të përfshijë gjithashtu përfaqësues nga kompanitë WhatsApp dhe Instagram.

“Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve, këta njerëz do të jenë të bashkuar në një hapësirë ​​fizike, atë që ne e quajmë qendra jonë e operacioneve”, thekson Facebook duke shtuar se grupi i punës është një nivel shtesë i sigurisë./

Share This Article