Në njoftimin që e bëri Facebook theksohet se reklamimet që tregojnë vaksinat si të pasigurta ose të padobishme më nuk do të lejohen
Rrjeti social Facebook paralajmëroi se do të vendos ndalesë të reklamave kundër vaksinimit.
Në njoftimin që e bëri Facebook theksohet se reklamimet që tregojnë vaksinat si të pasigurta ose të padobishme më nuk do të lejohen.
Kang Shing Cin, menaxher i Facebook-ut për nismat shëndetësore, theksoi se në këtë mënyrë dëshiron të ndihmojë që njoftimet për mbrojtjen dhe efektivitetin e vaksinës të arrijnë një audiencë të gjerë.
Duke theksuar se ndalesa e reklamave që përmbajnë të dhëna të rreme që mund të dëmtojnë përpjekjet në shëndetësi, Cin tha: “Nuk dëshirojmë shpallje të tilla në platformën tonë”.