‘Facebook’, përballet me veprime ligjore në Britaninë e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania Facebook, e njohur tashmë si Meta, së fundmi është paditur nga Britania e Madhe.

Sipas mediave, kompania po akuzohet se ka abuzuar me dominimin në treg duke shfrytëzuar të dhënat personale të 44 milionë përdoruesve. Dëmi që Facebook mund të paguajë për këtë është 3.2 miliardë dollarë. Liza Lovdahl Gormsen, një këshilltare e lartë e mbikëqyrësit të Autoritetit të Sjelljes Financiare të Britanisë, deklaroi se po e paraqiste çështjen në emër të njerëzve në Britani që kishin përdorur Facebook midis viteve 2015 dhe 2019.Padia, e cila do të shqyrtohet nga ‘Competition Appeal Tribubal’ në Londër, pretendon se Facebook fitoi para duke vendosur kushte të padrejta që kërkonin nga konsumatorët të dorëzonin të dhëna personale të vlefshme për të hyrë në rrjet.

Share This Article