Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Jetën Teknike dhe Qytetare dhe Qendra për Kërkime Zgjedhore dhe Inovative, të cilat thanë në një deklaratë se donacioni do “të promovojë votim të sigurt dhe të besueshëm në shtetet e SHBA-së.
Themeluesi i “Facebook’ Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, do të dhurojnë 300 milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Jetën Teknike dhe Qytetare dhe Qendra për Kërkime Zgjedhore dhe Inovative, të cilat thanë në një deklaratë se donacioni do “të promovojë votim të sigurt dhe të besueshëm në shtetet e SHBA-së.
Qendra për Jetën Teknike dhe Jetë Qytetare do të marrë 250 milion dollarë, të cilat thotë se do t’i shpërndajë në juridiksionet lokale të zgjedhjeve për personel, trajnim dhe pajisje, ndërsa qendra për Inovacionin dhe Kërkimin Zgjedhor do të marrë 50 milion dollarët e mbetura.
“Këto donacione do të ndihmojnë për të siguruar zyrtarët lokalë dhe shtetërorë në të gjithë vendin me burimet, trajnimin dhe infrastrukturën që çdo votues që do të hedhë një votë të jetë I sigurtë nga pandemia e Covid-19.”- kanë thënë ata në një deklaratë.
Donacionet vijnë pasi Zuckerberg është nën vëzhgim të vazhdueshëm mbi përhapjen e dezinformatave politike në ‘Facebook’ dhe mbi politikat e kompanisë në lidhje me kontrollimin e fakteve.