Facebook shpërbën një operacion keqinformimi rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Facebook njoftoi sot për shpërbërjen e një operacioni keqinformimi me qendër në Rusi drejt shumë vendeve afrikane, midis të cilave Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos dhe Kameruni.

Në total, Facebook ka eliminuar 35 llogari në rrjetin e tij, 53 faqe, shtatë grupe dhe pesë llogari në Instagram.

Personat përgjegjës për këtë manipulimin përdorën një kombinim të llogarive të rreme dhe llogarive autentike, që u përkisnin banorëve të Madagaskarit dhe Mozambikut.

Përmbajtjet ishin të përqendruara në informacione ndërkombëtare dhe vendore, ku përfshiheshin tema të tilla, si politika e Moskës në kontinentin afrikan, por edhe zgjedhjet në Madagaskar dhe Mozambik, ose kritikat mbi politikën amerikane dhe franceze në rajon./ATSH/ 

Share This Article