Facebook shpjegon se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E keni patur ndonjëherë shumë të vështirë, pasi i afërmi juaj që ka ndërruar jetë, nuk ia ka dhënë askujt paswordin e Facebook dhe për pasojë profili i tij ka qëndruar aktiv pas vdekjes?

Ka disa që nuk e përjetojnë aspak mirë, e ndërsa për të tjerë nuk është e dhimbshme, por e mbajnë si kujtim.

Për këtë arsye, Facebook ka treguar se ka gjetur një zgjidhje. Me anë të një postimi, Facebook ka shpjeguar se çfarë ndodh me llogaritë e përdoruesve që vdesin.

“Kjo do të thotë që kur dikush na informon se i përdoruesi ka vdekur, të gjitha mesazhet, fotot, postimet, komentet, reagimet dhe informacionet e tij do të hiqen menjëherë dhe përgjithmonë nga Facebook.

Profili i tij kryesor dhe çdo profil shtesë në Facebook do të fshihen gjithashtu. Mirëpo, nëse doni të mbani një kujtim për veten tuaj, mund ta ktheni faqen në një “profil përkujtimor”, deklaron Facebook.

Share This Article