Facebooku me karakteristika të reja për përdoruesit afganë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Facebook e ka bërë të pamundur kërkimin e llogarive afgane shkaku i sigurisë, mes frikës se Talebanët po përdorin mediat sociale për të gjetur kundërshtarët e tyre.

Kreu i politikës së sigurisë së gjigantit të teknologjisë, shkroi në Twitter se ata kishin “nisur një mjet me një klikim për njerëzit në Afganistan për të mbyllur shpejt llogarinë e tyre”.

“Kur profili i tyre është i kyçur, njerëzit që nuk janë miqtë e tyre nuk mund të shkarkojnë ose ndajnë foton e profilit të tyre, ose të shikojnë postimet në kronologjinë e tyre”, shtoi ai.

Në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook, kompania “po nxjerr paralajmërime pop-up në Afganistan me hapa të veçantë se si të mbroni llogarinë tuaj”.

Ndryshe, Talebanët raportohet se janë duke i kërkuar afganët dhe bashkëpunëtorët e shteteve perëndimore në Afganistan.

Share This Article