Fajon shprehet e zhgënjyer me Francën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtarja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër duke kritikuar qëndrimin e presidentit të Francës për çështjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Me një shënim në “Twitter”, Tanja Fajon shprehet se ndihet thellësisht e zhgënjyer që BE humbi një tjetër mundësi, përmes së cilës do faktonte se ajo di të mbajë premtimet e dhëna. Sipas diplomates së PE-së, refuzim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka “minuar” kredibilitetin dhe besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithsesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin”, thuhet në reagimin e Fajon/BalkanWeb/

Share This Article