ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë 8 hours ago
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër 8 hours ago
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A 8 hours ago
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së 8 hours ago
Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri, dialogu Kosovë-Serbi pas heqjes së taksës

albnews by albnews
18 September, 2019
in Albania, Kosova
0
Fajon: Zgjedhjet do të qetësonin situatën në Shqipëri, dialogu Kosovë-Serbi pas heqjes së taksës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Thellimi i krizës politike në Shqipëri, tregon një situatë se gjërat në Shqipëria nuk po ecin ashtu siç të duhet. Ky është mendimi i eurodeputete së Parlamentit Europian dhe pjesë e grupimit të Socialistëve Europianë, Tanja Fajon.

Në intervistën e dhënë për gazetën “Shekulli”, Tanja Fajon kërkon që Shqipëria të realizojë zgjedhje të cilat do të mundësojnë një garim të barabartë midis të gjitha palëve politike dhe se këto zgjedhje do të mundësonin edhe një qetësim të situatës në vend. Për sa i përket ecurisë së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e vendos theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë. Fajon kërkon që të dyja vendet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse.

-Kriza politike në Shqipëri është ende në vazhdim. Çfarë mendoni për këtë situatë?

RelatedPosts

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Bylykbashi: Administrata publike po përdoret si instrument politik në zgjedhje

Fajon: Kur ndodh një krizë në shumicën e rasteve, do të thotë se çdo gjë nuk po shkon mirë. Sidomos kur zgjat për një periudhë të gjatë. Gjithmonë është e rëndësishme të përpiqeni të gjeni një mënyrë përmes saj, diçka që do t’i bëjë të dy palët të lumtura. Në rastin e Shqipërisë, protesta në fillim ishte e ligjshme, por pasi filluan të jenë të dhunshëm, protestuesit e kanë humbur kauzën e tyre kryesore.

-A ka bërë Shqipëria ndonjë përparim drejt Bashkimit Europian?

Fajon: Në dekadën e fundit, Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm drejt Bashkimit Europian. Drejtuesit e vendit tuaj thonë se Shqipëria ka zbatuar reformat e kërkuara nga Brukseli dhe se ata fituan të drejtën për të filluar negociatat e pranimit. Unë e kam theksuar disa herë, gjithashtu se Bashkimi Europian tani duhet t’i përmbahet angazhimeve të saj dhe të hap negociatat me Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo ishte pjesë e rekomandimit të Komisionit Europian më 29 maj. Ndërkohë, ka shumë më tepër punë për të bërë për të hyrë në Bashkimin Europian, veçanërisht në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

-Në Shqipëri, ka pasur shumë debate për zgjedhjet lokale. Presidenti i Shqipërisë ka nënshkruar një ligj të ri në lidhje me zgjedhjet lokale. Çfarë mendoni për atë situatë?

Fajon: Është e rëndësishme të keni zgjedhje demokratike dhe të ndershme që do t’i lejojnë të gjitha palët të marrin pjesë me të drejta të barabarta. Gjëja më e rëndësishme në këtë mënyrë është mbrojtja dhe fuqizimi i demokracisë e Shqipërisë dhe që çdo qytetar ka të drejtën e tij të votës. Për Shqipërinë është e nevojshme të bëhen zgjedhje që do të mundësonin qetësimin e situatës në vend.

-Komisioni i Bashkimit Europian ka dhënë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, por çështja kryesore ka të bëjë me shtetet anëtare të BE-së. A besoni se Shqipëria ka ndonjë shans për të hapur negociatat me Bashkimin Europian në tetor?

Fajon: Në kohën e fundit, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor, ka ardhur një rënie e lehtë e integrimeve nga ana e Bashkimit Europian. Siç dëgjohet nga shumë vende të BE-së, si Franca apo Holanda, BE-ja duhet të reformohet vetë përpara se të pranojë ndonjë anëtar të ri. Në anën tjetër, siç deklaroi Johannes Hahn si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë bërë reforma dhe se Unioni “duhet të shpërblejë ata që kanë dorëzuar të gjitha kërkesat që vetë këshilli i kishte vendosur unanimisht në Luksemburg pikërisht një vit më parë.” Unë do të thoja që jam optimiste dhe se pavarësisht disa vendeve që nuk dëshirojnë që BE të zgjerohet, Shqipëria mund të hapë negociatat.

-Cili është mendimi juaj për rolin e Gjermanisë në Shqipëri. Pse është thënë nga Bundestag që mund të shtyjë vendimin për Shqipërinë në tetor?

Fajon: Gjermania ka një rol të madh në Shqipëri, sepse ajo vepron si një partner kryesor i huaj. Për më tepër, Gjermania shihet si një vend që i jep mbështetje më të madhe Shqipërisë për sa i përket procesit të vështirë të zbatimit të reformave, për një shtet demokratik, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë … Arsyeja pse Gjermania dëshiron që Shqipëria të qëndrojë në rruga e saj në Bashkimin Europian dhe fillimi i negociatave, është i motivuar edhe për shkak të dëshirës së tij për një rol konstruktiv të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

-E fundit ka të bëjë me dialogun Serbi-Kosovë. A mendoni se taksa tarifore e vendosur ndaj produktit serb duhet të revokohet nga qeveria e Kosovës?

Për negociata të suksesshme midis Serbisë dhe Kosovës, është e rëndësishme që Kosova të revokojë taksat e saj për produktet serbe. Për vazhdimin e negociatave, statusi mes tyre duhet të jetë si përpara se të zbatoheshin taksat. Vetëm në këtë mënyrë, është e mundur që në të ardhmen të gjesh një zgjidhje që do të kënaqte edhe Serbinë edhe Kosovën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

6 November, 2025
Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

6 November, 2025
“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

“Maratonomaku” Ramadani, askush si mesfushori shqiptar në Serie A

6 November, 2025
Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

Balla: Administrata publike, më e vlerësuara në rajon sipas progres-raportit të BE-së

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result