ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 31 minutes ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 37 minutes ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 39 minutes ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 41 minutes ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 47 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

albnews by albnews
26 December, 2025
in Albania, Kulture
0
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dorian Hatibi

Universiteti i Durrësit, një institucion ky në zbulim e sipër, ka përbërë gjithnjë një objek të madh debati për historianët dhe arkeologët shqiptarë dhe ballkanik, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit.

RelatedPosts

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve

FOTO/ SPAK zbulon jahtin 1 MILIONË eurosh të Ermal Beqirit, mjeti LUKSOZ në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”!

Argumenteve pro tij, tashmë të parashtruara nga ne në një artikull të mëparshëm, duket se sapo i është shtuar një e dhënë shumë e rëndësishme dokumentare e zbardhur së fundmi në Berlin nga arkeologu dhe historiani i Institutit të Arkeologjisë, Prof. dok. Eduard Shehi.

Tek një përmbledhje aktesh të lëshuara nga papa Martini V, të cilat datohen mes 20 prillit 1419 dhe 20 maj 1419, raportohet, për herë të parë në Durrës, ekzistenca e një kishe me emrin ecclesia Sancti Nicolai de Scholaribus Duracien pra shën Nikolla i studentëve durrsak. 

Pjesë nga dokumenti. Foto: Eduard Shehi

Përse është e rëndësishme kjo dhe çfarë na tregon për Durrësin mesjetar?

Dokumenti është kërkesë e një prifti durrsak me emrin Vegetius Mesyn, i cili lutet për ta transferuar nga kisha e Shën Salvatorit ku ndodhej, në atë që dokumenti e quan “beneficio perpetuum sine cura clericatum nuncupatum ecclesia Sancti Nicolai de Scholaribus Duracien“, pra në kishën e Shën Nikollës të studentëve durrsak.

Fjala latine Scholaribus nuk është e re për botën akademike mesjetare. Për shembull papa Urbani VI, më 30.11.1378, i dërgon një letër rektorit, magjistrave, doktorëve dhe studentëve të Universitetit të Parisit duke përdorur pikërisht fjalën Scholaribus në kontekstin e jetës universitare (në latinisht “Dilectis filiis Rectori, Magistris, Doctoribus, Scholaribus ac Universitatii studii Parisiensis salutem et apostolicam benedictionem.”).

Nga botimi i Iliricum Sacrum, të Daniele Farlatit dhe Jacobo Coletit, njohim se në qytet ndodheshin 9-të magjister të teologjisë (lat. novem Magistri in Theologia) dhe doktor (lat. Doctoribus), si për shembull ipeshkevi Gjon Duranoli. Dokumentimi i një kishe për studentët (lat. de Scholaribus) e mbyll qarkun e jetës akademike durrsake dhe sjell një provë shumë të fortë në favor të ekzistencës së Universitetit për të gjithë skeptikët.

Ilustrim nga një mbledhje e stafit pedagogjik në Universitetin e Parisit në shek. XIV. Foto: Wikipedia

Për tu rikthyer tek dokumenti ynë, me sa duket nga kjo e dhënë e re, Universiteti i Durrësit, apo siç njihej asokohe “Studium Generale“, kishte në strukturë një kishë e cila i shërbente studentëve dhe stafit pedagogjik për nevojat sakramentale dhe liturgjike.

Ajo nuk ishte një kishëz e vogël, por një  kishë e mirëfilltë në kuptimin kanonik, pra me një komunitët të vetin. Me braktisjen e Universitetit edhe kisha ishte braktisur dhe në dokumentin tonë ajo cilësohej “beneficio […] sine cura ” pra “pa shpirtra për tu kujdesur“.

Pavarsisht kësaj ajo arrinte të gjeneronte 32 dukate ari në vit. Nuk shpjegohet si ndodhte kjo por një mundësi është përmes transaksioneve me pronën (shit-blerje apo qiradhënie). Për këtë arsye prifti Vegetius Mesini kërkonte me ngulm transferimin aty. Kjo do t’i siguronte atij atë që në gjuhën vulgare moderne do të ishte një “vend pune ku ka rrogë, por nuk ka punë”.

Përveç të dhënës së paçmuar që ky dokument na jep mbi ekzistencën e një Universiteti mesjetar në Durrës, një element potencialisht i ri i shtohen këtu njohurive të deritanishme për të.

Kjo ka të bëj me faktin se ai duhet të ketë vazhduar të ekzistojë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër kohe pas transferimit zyrtar. Ndoshta kemi të bëjmë këtu me periudhën tipike të tranzicionit ku stafi pedagogjik, biblioteka, arkivi etj., duhej të spostoheshin për në Zara (Zadar) për të themeluar më pas atje, më 14 qershor 1396, një universitet të ri.

Kjo periudhe tranzitore, nga nisja e zhvendosjes deri tek pushimi i plotë i çdo veprimtarie akademike duhet të ketë zgjatur disa vite, ndoshta deri në mes të vitit 1413. Pra mund të jemi përballë një prove të tërthortë që Universiteti Mesjetar i Durrësit ka vazhduar veprimtarin e tij edhe në fillim të shekullit të XV, të pakten deri aty nga viti 1413.

Pse deri më 1413? 

Kjo ka një arsye historike. Më 1402 turqit e udhëhequr nga sulltani Bajazit I shpartallohen në atë që njihet si Beteja e Ankarasë. Kjo bëri që ata, në mos të tërhiqen plotësisht nga Gadishulli Ballkanik, të paktën ta rrudhnin ndjeshëm prezencën e tyre këtu.

Një gjë e tillë ndezi shpresat e kombeve ballkanike dhe qarqeve intelektuale se rreziku kishte kaluar. Në këtë kontekst domenikanët mund të kenë vendosur të vazhdojnë të kenë një prezencë të Universitetit në Durrës me shpresën se mund të ktheheshin këtu shpejt. Në këtë drejtim është plotësisht e justifikueshme mbajtja aktive e një kishe për studentët. 

Këto shpresa sidoqoftë u shuan përfundimisht në mes të vitit 1413, kur sulltani Mehmeti I Çelebi, djali i Bajazitit I, rinisi fushatën kundër shteteve ballkanike duke i pushtuar ato një e nga një. Në këtë kontekst vjen edhe dokumenti i kishës tonë pothuajse të braktisur, por gjithsesi relativisht të pasur deri aty nga vitet 1419.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result