“Falenderojmë Shqipërinë”- Kryeministri Rama takim me Zelenskyn, nënshkruajnë deklaratën për mbështetjen e integrimit të Ukrainës në Nato!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku falenderon Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës.

Ai bën të ditur gjithashtu se bashkë me kryeministrin Rama nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës së NATO.

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, është shprehur Zelensky.

Share This Article