Një ndërtues i kamp-shtëpizave, i cili në një fazë falimentoi për shkak të një borxhi që kapte vlerën e 3.5 milionë funteve, tani ka një pasuri prej 2 miliardë funteve pasi zbuloi një mundësi të thjeshtë biznesi.
Manjati i pronave Robert Bull, i cili tani është numri 88 në listën e të pasurve në Mbretërinë e Bashkuar, filloi duke drejtuar biznesin e dytë më të madh të parkut të karvanëve së bashku me një partner, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, në vitin 2016, kompania u përball me telashe dhe ai u fut në një depresion të tmerrshëm që do të thoshte se nuk ishte në gjendje të punonte për tre muaj.
Pas kësaj periudhe kohore, 46-vjeçari vuri re një vrimë të hapur në tregun e shtëpive dhe kishte idenë për t’i kthyer parqet e karvanëve në fshatra kamp-shtëpiza për njerëzit që dëshironin të shesin shtëpitë e tyre apo t’i zvogëlojnë.
Sot, kompania e Bobit vlen 4 miliardë funte dhe ka të punësuar 2,000 punëtorë dhe jeton në një rezidencë mahnitëse prej 10 milionë funteve në Southampton me të fejuarën e tij.
Shtëpia ka gjithashtu gjashtë garazhe, ku ruhet një koleksion prej 12 super-vetura, duke përfshirë pesë Rolls Royce, dy Lamborghini dhe një Ferrari.
Në një fazë, biznesmeni tha se kishte probleme të tilla parash saqë nuk mund të përballonte çmimin e një ushqimi për fëmijët e tij shtatë vjet më parë.
“Vendosa kartën time dhe nuk funksionoi. As karta tjetër nuk funksionoi”, tha ai për The Sun.
“Po shtyja më të voglin tim, Jack, në karrocë. E ktheva ushqimin dhe i thashë djalit tim Bobby, ‘a ke para’? Më duhej të huazoja për ushqimin e KFC nga 12-vjeçari im, në mënyrë që fëmijët e mi të kishin diçka për të ngrënë. Ende emocionohem për këtë. Gruaja në bankë më preu kartat para syve. U ndjeva si një copë m*t. Ajo ishte dita ime më e ulët dhe e urreja”, tha Bull.
Me sipërmarrjen e re të Bull, ai bleu shtëpitë e vjetra të njerëzve me vlerën e tregut dhe u shiti atyre kamp-shtëpizat e parafabrikuara nga fabrika në një komunitet të ri, secila me një veturë dhe kopsht.
Në këtë transaksion nuk kishte tarifa dhe blerësit mbajtën kapitalin nga shitja e banesave të tyre. Nga ky biznes, ai ndërtoi më shumë shtëpi njëkatëshe se kushdo tjetër në Mbretërinë e Bashkuar.
Me pasurinë erdhi edhe dashuria për 46-vjeçarin, e cili është fejuar me sipërmarrësen norvegjeze Sara Nilsen, 30 vjeçe. Dyshja u takuan në një bar në Mayfair në vitin 2019, pasi Bull kishte qenë për të parë bankierët.
Pavarësisht se të dy ishin në një lidhje në atë kohë, çifti përfundimisht u bashkuan pasi ai takoi Nilsen në qytetin e saj të lindjes, Norvegji, Kristiansund.
Ata gjithashtu ndajnë një shtëpi të bukur prej 1 milion funteve në qytetin e lindjes së Sara në Norvegji.
Pavarësisht gjithë suksesit dhe pasurisë së Bull, çuditërisht, manjati i pronave ka mbajtur një karvan në cep të kopshtit prej tre hektarësh të shtëpisë së tij për t’i kujtuar se ku filloi gjithçka.