Familja amerikane gjen afro një milion dollarë, i dorëzon në polici

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një familje në Caroline të Maryland kanë gjetur gjatë vikendit të kaluar në një autostradë dy thasë me afro një milion dollarë.

Derisa po ktheheshin në shtëpi me veturë, Emily Skance pa se nga një furgon po binte një thes të cilin ajo më pas e goditi me veturë, transmeton Telegrafi.

Menjëherë u ndalë për të parë se çfarë ishte, por hasi edhe në një thes tjetër të tillë – kështu pa u menduar dy herë i mori të dy duke mos e ditur se brenda ishin afro një milionë dollarë.

Mori rrugë për në stacionin më të afërt të policisë për t’i treguar sherifit se kishte gjetur dy thasë në autostradë, brenda të cilëve nuk e dinte se çfarë kishte.

Por kur sherifi i hapi, doli se brenda tyre kishte pasur shumë para – afro një milion dollarë.

Pas një hetimi, u konstatua se thasët me para kishin rënë nga një veturë e blinduar që transporton para dhe se sigurisht se janë në pronësi të ndonjë banke, që ende nuk është në dijeni se si i kanë rënë nga vetura.

Share This Article