Familja Beckham ndërton një tunel poshtë vilës: Nga se kanë frikë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

David dhe Victoria Beckham po ndërtojnë një tunel poshtë rezidencës së tyre në Oxfordshire. Arsyeja nuk është ndonjë luftë botërore por për shkak të frikës nga grabitjet.

Mediat britanike shkruajnë se poshtë nëntë dhomave të gjumit në shtëpinë e tyre luksoze po ndërtohet një tunel për të dalë jashtë në raste grabitjesh si dhe një bodrum i sigurisë së lartë.

Mesa duket çifti po merr masat pasi grabitën me thikë fubotllistin e famshëm të Tottenham, Dele Alli, në shtëpinë e tij në veri të Londrës.

Në vitin 2018, ka pasur dy tentativa grabitje brenda dy muajsh në shtëpinë e Beckham-ve, por nuk kanë arritur të marrin gjë. Aso kohe asnjëri prej tyre nuk ndodhej në shtëpi, përveç 6 rojeve dhe dy qenve të stërvistur.

Që nga shpërthimi i pandemisë familja ka shkuar në vilën tjetër në fshat ndërsa Brooklyn, djali i madh i çiftit po qëndron me të dashurën Nicola Peltz në Los Angeles.

Share This Article