Më shumë se 20 milionë dollarë prej oligarkëve rusë, kazakë dhe ukrainas janë marrë nga familja Biden dhe bashkëpunëtorët e tyre, gjatë kohës që presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka qenë në postin numër dy në Shtëpinë e Bardhë.
Kështu ka zbuluar një Komitet mbikëqyrës ti Dhomës së Përfaqësuesve, duke cituar rekordet bankare të familjes Biden.
Këto të fundit mund t’i hapin tashmë telashe të mëdha presidentit amerikan, në prag të një gare për rizgjedhjen e tij, e cila është jo më larg se viti 2024.
Me pagesat e reja të përfshira, komiteti thotë se tani ka identifikuar më shumë se 20 milionë dollarë pagesa nga burime të huaja për familjen Biden dhe bashkëpunëtorët e tyre të biznesit. Këto burime të huaja përfshijnë jo vetëm tre vendet e lartpërmendura, por edhe Kinën dhe Rumaninë.
Ish-bashkëpunëtori i biznesit të Hunter Biden, Devon Archer, dëshmoi më parë se zëvendëspresidenti i atëhershëm Biden iu bashkua afërsisht 20 telefonatave në altoparlant me bashkëpunëtorët e huaj të biznesit të Hunter Biden dhe mori pjesë në darka me oligarkë të huaj, të cilët paguanin shuma të mëdha parash për Hunter Biden.
Fondet e huaja u dërguan në llogaritë e lidhura me Devon Archer, që përdorën emrin Rosemont Seneca dhe më pas u dorëzuan në pagesa në rritje për Hunter Biden, tregojnë të dhënat, në atë që komiteti sugjeron se ishte një përpjekje për të fshehur burimin dhe madhësinë e pagesave.
Këto pagesa përfshinin 3.5 milionë dollarë të dërguara nga miliarderja ruse, Yelena Baturina, në kompaninë guackë Rosemont Seneca Thornton në shkurt 2014.
Rreth 1 milion dollarë u transferuan te Devon Archer, ndërsa pjesa tjetër u përdor për të financuar një llogari të re Rosemont Seneca Bohai, e cila u përdor nga të dy Archer dhe Hunter Biden për të marrë kontakte të tjerë të huaj.
Pasi Baturina i dërgoi shumën masive Rosemont Seneca Thornton, nënpresidenti i atëhershëm, Joe Biden, mori pjesë në darkën me Baturina, Archer, Hunter Biden dhe të tjerë në Cafe Milano në Washington, D.C.
Biden mori pjesë në darkat me Hunter Biden, Archer, Baturina, drejtuesit e Burisma dhe Kenes Rakishev, një oligark kazak, në pranverën e 2014 dhe 2015 në Cafe Milano.