Familja e djaloshit 11-vjeçar që vdiq si pasojë e motit të ftohët në Teksas së fundi, ka ngre padi, duke kërkuar kompensim 100 milionë dollarë nga kompanitë e energjisë elektrike për neglizhencë, raporton BBC.
Cristian Pineda, është gjetur pa shenja jeta nga nëna e tij në shtëpinë e tyre javën e kaluar, në një mot shumë të ftohët si pasojë e stuhisë së borës.
Miliona qytetarë në Teksas mbetën pa energji elektrike në motin e ftohtë, për shkak të kërkesave aq të mëdha për energji. Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit.
Familja e djaloshit dyshon se arsye për vdekjen e tij është hipotermia, mirëpo Policia thotë se rezultatet e autopsisë mund të vonojnë disa javë.
Në padi familja akuzon firmën e energjisë elektrike se ka vënë “përfitimin para mirëqenies së njerëzve”, duke dështuar të përgatitet si duhet.
Në padi përmendet Korporata e Energjisë dhe po ashtu Këshillin Për Besueshmëri Elektrike të Teksasit (Ercot).