ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 5 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 5 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 5 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 5 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Familja e Almir Aliut drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën e Strasburgut

albnews by albnews
3 March, 2021
in Maqedonia
0
Familja e Almir Aliut drejtësinë do ta kërkojë në Gjykatën e Strasburgut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg është adresa ku familja Aliu nga Kumanova do ta kërkojë drejtësinë për vrasjen e djalit të tyre 4 vjeç, Almirit.

Pala mbrojtëse e familjes ka përgatitur dy lëndë për të vërtetuar se nuk është ndarë drejtësia në këtë proces gjyqësor nga Gjykata e Themelore e Kumanovës. Avokati Ibraim Bajrami tha se lënda e parë do jetë për nënën e Almirit si palë e dëmtuar dhe e dyta për babanë dhe dy të afërmit si palë të akuzuara, të cilët janë dënuar për veprën dhunë. Kërkojnë rikualifikimin e lëndës për dy vëllezërit Iliç, vrasje me paramendim, dhe të tjerët për sulm fizik.

RelatedPosts

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

“Perandoria” mediatike nga Velesi në Floridë

Ne kemi parashtruar prova që dukshëm do të ndikojnë gjendjen faktike, dëshmi të cilat nuk u pranuan gjatë seancave gjyqësore dhe shumë fakte të tjera që ndikuan në Prokurori të ndërroj kualifikimin juridik dhe gjykata të marr ato vendime. Besoj që pas vendimit të Gjykatës në Strazburg do të krijohen kushtet për të bërë një kërkesë për rigjykim të rastit nga fillimi – deklaroi Ibraim Bajrami, Avokat.

Megjithëse lënda e rastit “Almiri” fillimisht duhet të pres edhe vendimin e Gjykatës Supreme në vend, avokatët thonë se parashtrimi i lëndës me kohë në Gjykatën e Strazburgut do të jetë koherent me që nuk presin një vendim më korrekt se Apeli apo Themelorja. Të gjithë këtë amulli të sistemit të drejtësisë e komentoi edhe Ministri Bojan Mariçiq ditën që ishte prezent para burgut të K’shanjës në Kumanovë. Tha se gjithnjë ka revoltë për vendime gjyqësore, ndërsa bëri thirrje që rasti të paraqitet në Këshillin gjyqësor, për të rishikuar lëshime procedurale të lëndës.

Prej atëherë deri më sot, janë shkarkuar 11 gjykatës por ka edhe procedura tjera, ka plan të brendshëm të Këshillit gjyqësor për rishikimin e punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave dhe mendoj se kjo është bazë e mirë të presim cilësi në proceset gjyqësore dhe të jep rezultate pozitive. Ne si ekzekutiv jemi në dispozicion të gjyqësorit ti ofrojmë kushte dhe sigurojmë burime për një klimë të favorshme ku nuk do të munden politikanët të ndikojnë në vendimet gjyqësore – tha Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Ndërkaq, familja Aliu mori vendimin e Gjykatës së Kumanovës që duhet të paraqiten tek Burgu i K’shanjes, duke u refuzuar kërkesën për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg efektiv. Si babai i Almirit ashtu edhe dy xhaxhallarët e tij, brenda afatit ligjor 24 orësh duhet të paraqiten në burg për të mbajtur dënimin prej 6 përkatësisht 9 muaj. Dje, po në të njëjtin burg u paraqit edhe i gjykuari për vdekjen e vogëlushit 4 vjeç, Boban Iliç për të vuajtur dënimin për rreth 3 vite të mbetura, në burgun e llojit gjysmë të hapur, që pati kritika nga pala mbrojtëse e familjes së Almirit, i cili u la për vdekje në qershor të 2016./Аlsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result