Familja e atdhetarit Mehë Uka i bashkohen Kadri Veselit në PDK

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Familja e atdhetarit të njohur Mehë Uka, i është bashkuar kandidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit në PDK.

Bashkë me familjen Uka, në PDK kanë aderuar edhe shumë qytetarë nga rajoni i Shalës.

Veseli e ka vlerësuar lart angazhimin e familjes Uka për lirinë e vendit, ndërsa ka theksuar përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook se bashkë me mijëra të rinj, të reja dhe qytetarë të shumtë që po i bashkohen PDK-së, do ta fitojë betejën për luftën kundër korrupsionit.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë. Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar. Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare. Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit. Emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!

Share This Article