Familja e Ibrahim Rugovës dekoron Lulzim Behxhetin me vulën presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fondacioni Vjosa po vazhdon suksesshëm aktivitetet e saja dhe finalizimin për krijimin e kampuseve autike duke filluar nga Prishtina, e për t’u zgjeruar në gjithë Kosovën, shkruan Botaelajmeve.

Së fundmi, drejtuesi i këtij Fondacioni, Lulzim Behxheti ka bërë punimin e portretit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 31 vjetorin e themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Portret ky që për familjen Rugova, njehërit djalit të tij Ukës i ka bërë përshtypje dhe iu është falënderuar shumë Lulzim Behxhetit me familje, ku ka dekoruar këtë pikturë me Vulën e Presidentit Rugova.

“Faleminderit për këtë pikturë kaq të bukur duart të lushin zoti ju bekoftë familja Behxheti gëzuar vitin 2021 me respekt nga unë UKË I.RUGOVA ✍”, ka shkruar Uka në rrjetin e tij Facebook.

Ndërsa drejtuesi i Fondacioni Vjosa, Lulzim Behxheti këtë dekoratë ia ka dedikuar të gjithë prindërve shqiptarë me fëmijë autik.

Share This Article