Princesha Beatrice, mbesa e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, ka ndarë një lajm emocionues me publikun.
Beatrice dhe bashkëshorti i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.
Çifti, i cili u martua në vitin 2020, tashmë janë prindër të vajzës së tyre 3-vjeçare, Sienna. Ndërsa Edoardo ka një djalë tetë vjeçar të quajtur Wolfie nga një lidhje e mëparshme.
Njoftimi u bë përmes një postimi zyrtar në Instagramin e Pallatit Buckingham, ku u theksua se të dyja familjet janë “të lumtura” nga lajmi.
Krahas fotove të Princeshës Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi, në njoftim thuhej:
“Lartësia e saj mbretërore Princesha Beatrice dhe z. Edoardo Mapelli Mozzi janë shumë të lumtur të njoftojnë se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në fillim të vitit të ri; një vëlla e motra për Wolfie-n dhe Sienna-n.”
Për më tepër, Mbreti Charles është informuar dhe është po aq i lumtur nga njoftimi.
“Madhëria e tij Mbreti është informuar dhe të dyja familjet janë të lumturame lajmin”, -thuhej ndër të tjera në deklaratë.
Çifti mori shumë urime nga fansat mbretërorë, të cilët vërshuan në komente me mesazhe urimi.