Familja mbretërore: Ndihemi të plagosur nga vendimi i Harry dhe Meghan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Familja mbretërore ndihet, siç deklaroi, e plagosur nga njoftimi i befasishëm i hapit pas të Harry dhe Meghan për tërheqjen nga detyrat mbretërore, njoftoi rrjeti informativ britanik, BBC.

Ky reagim, sipas BBC, vjen pas vendimit të Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan, dukesha e Suseksit,  të cilët njoftuan se po tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore dhe po punojnë për t’u bërë financiarisht të pavarur dhe se do ta ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, këtë vit kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim, duke filluar krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni,” shkroi çifti në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

“Ne synojmë të tërhiqemi nga pozicioni si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, duke vazhduar të mbështesim plotësisht madhërinë e saj”, shtuan ata.

Çifti deklaroi se lëvizja me kohë të pjesshme në Amerikën e Veriut do t’i lejojë të rrisin djalin e tyre me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar familjes hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër.

Share This Article