Në profilin zyrtar të familjes mbretërore në ‘Instagram’ miliona fansa janë surprizuar nga një foto e papublikuar e Princ Philip dhe Mbretëreshës Elisabeth duke pozuar me 7 nipërit e tyre më 2018-ën.
Foto është shkrepur nga Kate Middleton në kështjellën Balmoral. Po ashtu vetë çifti Kate – William kanë publikuar një foto të 2015-ës me Mbretëreshën dhe bashkëshortin e saj.
Të gjitha këto shkrepje, me një qëllim të vetëm: Të nderohet figura e princit të ndjerë.

