Faqja e internetit e familjes mbretërore ka pësuar një ndryshim dhe është përditësuar zyrtarisht për të përfshirë titujt mbretërorë të fëmijëve të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Lilybet dhe Archie.
Ndryshimi ndodhi të enjten në mëngjes, me hyrjet në radhën e pasardhësve për Archie dhe Lillibet që tani kanë edhe Princin Archie Harrison të Sussex dhe Princesha Lillibet Diana e Sussex.
Amendamenti vjen pasi Meghan Markle dhe Princi Harry pagëzuan vajzën e tyre dhe titulli i Princeshës u përdor për herë të parë kur një përfaqësues i çiftit tha: ” Mund të konfirmoj që Princesha Lilibet Diana u pagëzua të premten më 3 mars nga peshkopi i Los Anxhelos.’
Deri më tani vlerësohet se çifti do të përdorë titujt e fëmijëve të tyre në vende dhe ngjarje zyrtare, por jo në jetën e përditshme dhe nuk duan t’u mohojnë fëmijëve të tyre të drejtën e lindjes së titujve, por t’u japin atyre mundësinë të vendosin vetë kur rriten nëse do të vazhdojnë t’i përdorin këta tituj.
Rregullat e vendosura nga Mbreti George V në 1917 nënkuptojnë se Archie dhe Lilybet, si fëmijë të djalit të një monarku, janë automatikisht princ dhe princeshë.