Familja në Mamuras kthehet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse ka kaluar afro një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, familja Tuga nga Mamurrasi ende po has vështirësi për t’u strehuar. Cadra që morën si ndihmë paraprake nga një shoqatë është prishur, ndaj ata janë rikthyer për të jetuar në banesën e vjetër. Ndërkohë, fondin që u është ofruar për riparimin e dëmeve e konsiderojnë të pamjaftueshëm.

Ky është Sulejman Tullga (shiko videon), nga Fushë Mamurrasi i cili që prej tërmetin e 26 nëntorit, jeton me djalin dhe bashkëshorten e tij mes frikës se banesa do u rrëzohet.

”Unë kam frikë se po më ze brenda.”

Godina u shpall e pabanueshme që prej lëkundjeve të vitit të kaluar. Në atë kohë, një shoqatë u ofroi një çadër për t’u strehuar, por dhe ajo është shkatëruar tërësisht. Në këto kushte, ata janë detyruar të rikthehen në banesën e dëmtuar.

”Nuk bën më, edhe shtëpia është nxjerrë e pabanueshme”.

I paralizuar prej vitesh, kryefamiljari shprehet se vlera e prcaktuar nga komisioni i verifikimit, vështë e pamjaftueshme për të bërë riparimin./Ora News/

Share This Article