“Familjarët e mi janë bllokuar në Gaza”, ministri skocez shpërthen në lot: Ndihem i pafuqishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri skocez Humza Yousaf ka shpërthyer në lot ndërsa ka bërë e dije de ka humbur kontaktet me familjen e tij në Gaza mbrëmjen e kaluar.

Në një intervistë për “Sky News”, Yousaf  tha se prindërit e gruas së tij janë bllokuar në Gaza. Teksa fshihte herë pas here lotët ai tha se “Nuk mund t’ju them, sa i pafuqishëm dhe i panevojshëm ndihem. Jo vetëm për vjehrrën dhe vjehrrën time. Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je ministër i parë, je gazetar, kushdo qoftë, instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni. Dhe unë jam plotësisht i pafuqishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaj historinë e tyre.”

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.


Kujtojmë se më datë 7 tetor Hamani sulmoi ushtarakisht Izraelin, duke lënë pas mijëra të vdekur, në total.

Share This Article