Familjarët e pengjeve protestë para shtëpisë së Netanyahut: Ne ju kemi lutur për 105 ditë dhe tani ju kërkojmë të ndaloni ekzekutimet e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetra familje pengjesh protestuan gjatë natës jashtë shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Cezare për të kërkuar një marrëveshje për të shpëtuar jetën e të dashurve të tyre dhe për të protestuar ndaj mosveprimit të qeverisë. Kështu raporton gazeta Times of Israel. 

“Kanë mbaruar ditët e hirit në të cilat ju tërhoqët zvarrë”, thuhet në deklaratën e Forumit të familjeve të pengjeve që i kanë kërkuar me ngulm kryeministrit të dalë për të folur. 

“Kemi 105 ditë që ju lutemi dhe tani ju kërkojmë të ndaloni ekzekutimet e pengjeve. Demostroni lidershipin tuaj dhe bëni një lëvizje të guximshme që do të çojë përpara planin që ne e dimë se është në tryezë. Nuk ka të bëjë me lirimin e pengjeve, ka të bëjë me shpëtimin e jetëve”, thuhet në deklaratë.

Familjet e pengjeve po i kërkojnë Netanyahut një konferencë ndërkombëtare me Katarin, Egjiptin dhe SHBA- në që do t’i lejojë të gjithë të ulen rreth një tavoline dhe të gjejnë një mënyrë për t’i sjellë pengjet në shtëpi.

Share This Article