Familjarët e viktimave në aksidentin në Bullgari: Xhaferi na e shton dhimbjen, pse nuk lejon hetim parlamentar?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Familjarët e personave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, sot përmes një letre drejtuar mediave e kanë pyetur publikisht kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, se “kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar për rastin”.

“Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë.

Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar”.

“Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa vendimet e këtilla i vlerësojmë si tentim për të fshehur të njëjtën.

Sot zotëri Xhaferi na rëndoi edhe më shumë dhimbjen dhe e pyesim publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar?”, thuhet në letrën e familjarëve të viktimave nga aksidenti në Bullgari.

Share This Article