“La mano de Dios” e Maradonës është bërë legjendare dhe sot, kushdo që dëshiron të zotërojë një pjesë të asaj magjie, mund ta blejë në ankand.
Fanella që Pibe de Oro veshi kundër Anglisë në Botërorin 1986 në Meksikë, duke realizuar, përveç golit të famshëm me dorë, edhe një nga golat më ikonik në historinë e futbollit, kur dribloi të gjithë mbrojtjen kundërshtare, do të shitet në ankand në internet. Këtë e ka bërë të ditur shtëpia e famshme e ankandeve Sotheby’s në Londër.
Për më shumë se 35 vjet, fanella numër 10 e kaltër e Argjentinës ishte në pronësi të ish-mesfushorit anglez Steve Hodge, i cili e ndërroi atë me Maradonën në fund të ndeshjes në stadiumin Azteca, e cila përfundoi 2-1 për Albicelesten.
Fanella më vonë iu dhurua Muzeut Kombëtar të Futbollit të Mançesterit për t’u ekspozuar. Sotheby’s, i cili nga ana e tij do ta shfaqë atë në selinë e tij në Londër, gjatë periudhës së shitjeve në internet (20 prill-4 maj), ka vendosur çmimin fillestar në katër milionë paund, ekuivalent me mbi pesë milionë euro.