“Fantastike!” Astronauti i NASA-s publikon foto të mahnitshme të aureolave boreale nga stacioni hapësinor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 “Absolutisht fantastike!” Kështu është shprehur astronauti i NASA-s, Josh Cassada, teksa publikoi në Twitter foto befasuese të aureolës boreale, të shkrepur nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Aktiviteti intensiv i Diellit ka gjeneruar shfaqje drite që kanë ngjyrosur qiejt në gjerësi gjeografike të pazakonta, shumë përtej rajoneve të zakonshme të poleve të tokës.

Ditët e fundit, një lloj “vrime” që u shfaq në pjesën e jashtme të atmosferës diellore ka rritur rrjedhën e grimcave të ngarkuara që formojnë erën diellore.

Dritat e mprehta dhe vallëzuese mahnitën vëzhguesit në të gjithë Ishujt Britanikë, kohët e fundit, Danimarkë, Gjermani, Francë dhe madje edhe Kaliforni.

Share This Article