Fantastike Luiza Gega/ Atletja shqiptare renditet e 8-ta në botë në garën e 3000 metrave me pengesa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luiza Gega u rendit në vendin e tetë në finalen e 3000 metrave me pengesa, zhvilluar mbrëmjen e sotme në Budapest të Hungarisë. Ndonëse jo në formën optimale, për shkak të një dëmtimi që para fillimit të botërorit, atletja kuqezi arriti fillimisht të kapë finalen e më pas të bëjë një paraqitje të mirë edhe mes më të mirave. 

Gega u klasifikua në vendin e tetë mes 15 finalisteve, duke dhënë kohën 9’10”27. Kjo është koha më e mirë sezonale e atletes shqiptare, duke humbur vendin e shtatë për vetëm 1 të mijëtat më shumë se rivalja nga Uganda.

Fituese e medaljes së artë në këtë finale doli atletja Uinfred Javi e Bahrein, me kohën 8’54”29. Gjatë finales, atletja kuqezi ishte përgjatë gjithë kohës mes rivaleve më të mira, ndërkohë që në mesin e garës humbi terren nga kreu. Në fund arrin të rikuperojë disa pozicione, duke dalë e teta, ndonëse synonte vendin e shtatë.  

Share This Article