Burnley barazoi sot 0-0 përballë Bournemouth në shtëpi. Në këtë sfidë ishin “sy e veshë” edhe Sylvinho me stafin e Kombëtares, për shkak të Armando Brojës.
Ky i fundit i ka surprizuar të gjithë jo vetëm me faktin që ishte në stol, por mori minuta. Në minutën e 88-të të sfidës, sulmuesi kuqezi mori vendin e Flemming, duke lënë pas dëmtimin.
Kështu, Broja është i gatshëm para Polonisë, duke gëzuar pamasë shqiptarët. Kujtojmë që Kombëtarja jonë do të përballet me polakët më 26 mars, teksa sulmuesi i Burnley pritet të jetë pjesë e listës.


