ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja 3 hours ago
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë  3 hours ago
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër 4 hours ago
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit 7 hours ago
Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

albnews by albnews
2 September, 2021
in Bota, Kosova
0
Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.

Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë vende u detyuran në aksione urgjente shpëtimi të tërhiqnin punonjësit e tyre dhe forcat lokale nga Afganistani. Ndërkohë misioni i shpëtimit ushtarak nga SHBA dhe vendet e tjera ka përfunduar. 31 gusht ishte dita e fundit.

RelatedPosts

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Por tërheqja përfundimtare e trupave amerikane ka bërë që diku tjetër kjo të pritet me kënaqësi, madje edhe të fantazohet me zë të lartë si në Serbi për një tërheqje të SHBA-së nga Kosova. Në një artikull të gazetës së njohur austriake “Die Presse” vihen në fokus pikërisht këto ëndërrime të politikanëve serbë. Dështimi i SHBA në Afganistan ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, shkruan “Die Presse”.

Kreu i parlamentit serb dhe ish-kryeministri, Ivica Daçiq thotë, se që nga ardhja e SHBA në Afganistan u rrit me 100% prodhimi i heroinës. “Luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe bombardimin e Serbisë nga NATO nuk e kanë harruar pushtembajtësit e sotëm serbë: disa prej tyre si Daçiq apo kreu i sotëm i shtetit, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur poste të larta atëkohë. Tërheqja e menjëhershme e SHBA nga Afganistani ka bërë që madje disa politikanë qeveritarë të fantazojnë për një tërheqje të mundshme të fuqisë së padëshiruar botërore edhe nga Kosova”, shkruan “Die Presse”.Bush in Kosovo

Presidenti Bush në Kosovë, 24 korrik 2001

Gazeta i referohet edhe politikanit serb të SPS-së, Veljko Odalovic, që është shprehur se “kudo ku kanë qenë në botë amerikanët e kanë lënë atë vend”. Sipas Odalovic edhe “Prishtina duhet ta kuptojë, se nga ana e SHBA nuk ka mbështetje të përgjithmontë dhe pa kushte.”

20. Jahrestag des Beitritts der NATO zum Kosovo
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark gjatë festimeve të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Vërtet që pas luftës së Kosovës, prezenca e trupave ndërkombëtare të K-FOR-it është reduktuar, nga 50.000 ushtarë që ishin në fillim, në 3578 aktualisht. SHBA ka tani në Kosovë kontigjentin e dytë prej 624 ushtarësh, por aktualisht opcioni i largimit të SHBA nuk shihet si realist në plan afatshkurtër. “Die Presse” shkruan se “megjithëse mbyllja e bazës ushtarake Camp Bondsteel, jo larg Ferizajt është tematizuar rregullisht nga diplomatë amerikane dhe politikanë, ëndrrat serbe për një tërheqje të plotë të SHBA nga Kosova duken jo realiste.”

Por në plan afatshkurtër, shkruan “Die Presse”, barakat bosh të Bondsteel mund të mbushen me afganë, ish-punonjës të ushtrisë amerikanë në Afganistan. Kontigjenti i parë në Kosovë ndërkohë ka mbërritur. Për Kosovën prania e SHBA është garanci për sigurinë e saj dhe shtetësinë, që nuk njihet ende nga Beogradi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

24 November, 2025
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

24 November, 2025
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

24 November, 2025
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result