Faqja zyrtare e familjes mbretërore ‘shënjestër’ e një sulmi kibernetik, hakërët rusë marrin përgjegjësinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik, përgjegjës për të cilin mendohet të jetë grupi rus i hakerëve “Killnet”, të cilët ndanë një postim në Telegram duke pretenduar se qëndronte pas sulmit.

Royal.uk, faqja zyrtare në internet për informacione rreth mbretit Charles , mbretëreshës Camilla dhe familjes së tyre, nuk funksionoi për rreth 90 minuta të dielën në mëngjes (1 tetor), duke filluar nga ora 10:00.

Sipas mediave britanike, nuk bëhet fjalë për hakërrim, pasi asnjë përdorues i huaj nuk kishte arritur të kishte akses në sistemet ose përmbajtjen e faqes në internet.

Mësohet se në faqen zyrtare të familjes mbretërore u shfaq mesazhi “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit.

Më vonë, ajo u kthye në funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.

Nuk është ende e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik, por grupi rus i hakerëve “Killnet” ndau një postim në Telegram duke pretenduar se qëndronte pas sulmit.

Share This Article