Farage ndihmon Johnsonin, konservatorët plus 14%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendimi i partisë ”Brexit” të Nigel Farage për të mos bërë konkurrencë me të djathtën e konservatorëve të Boris Johnson në asnjë prej 317 kolegjeve të zëna nga deputetët në largim të partisë së kryeministrit, tregon menjëherë efekte pozitive për shpresat e Downing Street përpara zgjedhjeve britanike të 12 dhjetorit.

Sipas një sondazhi të ri nga instituti ”YouGov”, tani Partia Konservatore regjistron 42% të votave, me 14 pikë diferencë nga partia e laburistëve të Jeremy Corbyn, që parashikohet të jetë në kuotën e 28%.

Sondazhi tregon një rritje të të dyjave partive kryesore me konservatorët me 3% dhe laburistët me 2%.

Ndërsa forcat e treta janë në rënie, duke filluar me liberal-demokratët pro-BE të Jo Swinson, që rezultojnë të jenë në kuotën e 15%./ATSH/

Share This Article