Nigel Farage ka pohuar se kryeministri shqiptar ka rënë dakord të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë nga Britania.
Lideri i Reform UK tha se ka qenë në bisedime me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, për një marrëveshje për deportimin e kriminelëve.
Në një konferencë për shtyp ku prezantoi politikën e partisë për drejtësinë penale, z. Farage tha: “Jam në bisedë me Edi Ramën nga Shqipëria dhe mendoj se ai ka rënë dakord që do të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë në këtë vend, gjë që është mjaft pozitive.”
Këto komente duket se vijnë pasi Farage e sfidoi Ramën në X që të marrë mbrapsht kriminelët shqiptarë, pas akuzave që i bëri për hipokrizi lidhur me komentet që ai bëri për Britaninë, duke thënë se ishte bërë një “vend i errët” pas largimit nga BE.
Lideri i Reformës tha se e gjithë platforma e tij politike do të kushtonte 17.4 miliardë paund.
Farage gjithashtu sugjeroi se një qeveri e Reformës do të prezantonte një sistem të “tre goditjeve” për shkelësit e përsëritur të krimeve serioze.
“Nëse njerëzit dënohen për më shumë se tre vepra të rënda, atëherë, sinqerisht, ne mendojmë se kjo i vë ata në një rrugë drejt burgimit të përjetshëm,” tha ai të hënën.
Për të krijuar më shumë kapacitet në burgje, ai propozoi që partia do të ndërtonte “burgje Nightingale”, një formë burgu të përkohshëm frymëzuar nga spitalet e përkohshme të ndërtuara gjatë pandemisë së Covid-it.
The Telegraf