Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë kryetar i kësaj partie. Ai dha një konferencë për mediat nga një kafene në perfideri të Tiranës, pasi nuk u lejua që të hynte në selinë e PD-së. Kadilli tha gjatë deklaratës për mediat se PD-ja i mbylli derën e selisë. “Doja që këtë komunikatë ta bëja nga ambientet e Partisë Demokratike. Për këtë arsye kërkova leje tek zyra e shtypit. Nuk doja që të hyja në shtëpinë time me të shtyrë dhe me zor. Por, mu refuzua dhe PD-ja më mbylli derën e selisë.Nuk kam pasur hakmarrje as një 2013 as në 2017. Por kur shoh një dështim të përsëritur. Kur dështon në një rrugë dhe përdor të njëjtën rrugë për të dështuar.Zgjedhjet certifikohen në procesin ligjor, në asnjë rast nuk kam parë ndonjë pretendim serioz për manipulim të zgjedhjeve”,- tha Kadilli