Fati i Ervis Martinajt, Artan Hoxha: E tradhtuan, e rrëmbyen dhe e eliminuan, një skuadër komando…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se 100 ditëshi që kryeministri Rama dha si ultimatum për të zbardhur çfarë ndodhi me Ervis Martinajn ishte e pamundur të zbatohej.

Sipas tij versioni më i qëndrueshëm për fatin e Martinajt është tradhtia, shitja, rrëmbimi dhe eleminimi i tij.

“Ervis Martinaj është tradhtuar, është shitur, është rrëmbyer dhe më pas është eleminuar. Për mua ka qenë një strukturë kriminale, një skuadër komando e cila ka përdorur dhe mjete dhe uniforma dhe pajisje policore që ka kryer këtë gjë dhe ky veprim për mua është bërë në kuadër të një aleance të të paktën 6 grupeve më të mëdha që ka Shqipëria sot,” – u shpreh Hoxha.

Gazetari e cilësoi Ervis Martinajn një armik publik.

Share This Article