Fati i keq i Necip Çakmak, del i gjallë nga rrënojat, por flakët te shtëpia e vajzës police i marrin jetën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një histori vërtet tragjike është ajo e një qytetari fatkeq turk, i cili edhe pse arriti të dalë i gjallë nga rrënojat që e vunë poshtë pasi ndërtesa ku ai jetonte u shemb plotësisht nga tërmeti, diçka tjetër do t’i merrte jetën, zjarri.

Turku, Neip Çakmak, i cili doli me mjetet e tij nga rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar nga tërmeti në Hatay dhe erdhi tek vajza me banim në Kutahya, humbi jetën duke u toksikuar nga tymi që përfshiu banesën ku ata po qëndronin, që u përfshi nga një zjarr i fuqishëm.

Zjarri ka rënë në bodrumin e një apartamenti 6-katësh, i cili përdorej si magazinë letrash. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësve, policisë dhe ekipeve shëndetësore, janë shpëtuar 11 personat e bllokuar në banesë.

Necip Çakmak dhe djali i tij, Besim Çakmak, pas një lufte të gjatë janë nxjerrë pa ndjenja nga godina që digjej. 63-vjeçari, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në qendrën spitalore rajonale.

Ndërkohë, djali i tij arriti t’i shpëtojë plagëve të marra si pasojë e zjarrit dhe ka dalë nga spitali, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në kushte shtëpie.

Share This Article