Fati tragjik i Shpat Kasapit/ Këngëtari u ndje keq pasi bashkëshortja doli jashtë banesës, u gjet i vdekur 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ditë pasi këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Mediat shkruajnë se familja e këngëtarit ka mohuar lajmet se këngëtari humbi jetën gjatë performancës në skenë.

Sipas tyre, Shpat Kasapi humbi jetën në banesën ku po qëndronte, pasi kishte shkuar në Itali, për ekzaminime shëndetësore.

Këngëtari është ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete

Dyshohet se këngëtari ndërroi jetë pas një atak kardiak fatal, pavarësisht se më herët ai kishte pasur vetëm shqetësime të vogla me zemrën.

Ndërsa ky rast bëhet me tragjik, pasi babai i Shpat Kasapit, u nda nga jeta po nga i njëjti shkak dhe në të njëjtën moshë si këngëtari.

Share This Article