Fatmir Mediu kundër ndalimit të takimeve elektorale: Cënon procesin zgjedhor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndalimi i takimeve politike prej Komitetit të Ekspertëve për parandalimin e Covid 19 është konsideruar veprim i padrejtë dhe shkelje ligji prej kreut të PR Fatmir Mediu.

Në takimin me drejtuesit e forcës politike ai theksoi se nuk do të lejojë dëmtimin e procesit të zgjedhjeve.

Deklarata e Mediut

Nisur nga deklarimi i grupit të ekspertëve që ndalohet takimet me më shumë se 10 veta, në ambiente të mbyllura apo të hapura, duke vazhduar pastaj në mënyrë specifike me ndalimin e aktiviteteve politike dhe të partive politike mendojmë se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë përsa i përket procesit zgjedhor dhe lirisë dhe mundësisë së qytetarëve për të komunikuar me politikën për të kuptuar se kush duhet të jetë vendimi i tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo është drejtpërdrejt një pengesë në procesin zgjedhor të partive politike por dhe e qytetarëve.

Ne të bëjmë të mundur të bashkojmë të gjithë opozitën kundër një regjimi të korruptuar i cili do të shpërdorë çdo lloj mjeti dhe çdo lloj mënyrë për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të kontrolluar jetën politike, për të kontrolluar shoqërinë shqiptare dhe padyshim për të manipuluar procesin zgjedhor.

Në zgjedhjet e 25 prillit republikanët priten të jenë në koalicionin e opozitës së bashkuar.

Share This Article